Ad imageAd image

Burri dhunë kafshërore gruas shtatzënë, e detyron të abortojë

1 min lexim

Një burrë me banim në periferi të Tiranës, është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë.

Por jo vetëm kaq. Ai e ka dhunuar atë, me qëllimin për ta detyruar të pijë medikamente për të abortuar foshnjën. Ngjarja është denoncuar në polici, e për pasojë 41-vjeçari me inicialet J.M përfundoi në prangat e uniformave blu.

Ai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij më datë 1 prill, në banesë, në Valias ku ata jetojnë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gruaja 36-vjeçare me inicialet F.M është detyruar prej tij të pijë medikament që shkakton abortin e fëmijës. Policia thotë se pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, gruaja është larguar në banesë.

Ndani këtë artikull