Ad imageAd image

Fleckenstein “rrëzon” Ramën: Hapja e negociatave nuk pengohet nga protestat

1 min lexim

Eurodeputeti Fleckenstein është duke mbajtur një konferencë për shtyp, teksa po komenton ngjarjet e fundit në arenën politike shqiptare. Kujtojmë se dje ai është  takuar me Bashen, Ramën dhe Ministrin e Brendshëm Xhafaj.

Fleckenstein thotë  se ndihet  i lumtur që opozita është pro negociatave dhe shprehet se palët mund të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin.

“Është koha të hapen negociatat për antarësim”, – shton ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

I pyetur për protestat e fundit, ai thotë se  nuk ndërhyn nëse taksa është  e drejtë apo e gabuar, por shton se shoqëria civile ka të drejtë të protestojë dhe se protestat nuk ndikojnë në raportin për negociatat.

Ndani këtë artikull