Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Peshkopi ku një i ri ka vrarë dy prindërit e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e Llixhave.
Viktimat janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Kimete Sela. Ndërsa mësohet se autor i krimit është djali i tyre Qemal Sela, 25 vjeç.
Nga informacionet e para thuhet se djali kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku ishte emigrant prej disa vitesh. Ai ka qëlluar drejt prindërve me armë zjarri automatik. Qemal Sela dyshohet se ka debatuar me dy prindërit e tij për shtëpinë e tyre që e kishin kthyer në hotel, pranë llixhave, që këta të fundit dispononin.
Sipas dëshmive të fqinjëve, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme, debat që ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.
Policia ndodhet në vengjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij ktimi të rëndë.
Detajet:
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.
Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.