Policia e krimit ekonomik në Shkodër ka arrestuar dje pronarin e një firme dhe 2 punonjës të saj, pasi prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Ato akuzohen për veprat penale të “ Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi u bë pas kapjes në flagrancë, në lagjen “Skënderbeg” të shtetasve të mëposhtëm:
Gëzim Bala , 60 vjeç, banues në lagjen " Ahmet Haxhia", pronar i firmës,
Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i punësuar në firmë,
Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen "Partizani", e punësuar merceologe në firmë,
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D.H 45 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, provat materiale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë, Shkodër