Adem Spahiu, menaxheri që u grabit ditën e djeshme para një banke të nivelit të dytë, teksa po hynte për të depozituar xhiron e firmës, ka dhënë dëshminë e tij në polici.
40-vjeçari është shprehur se 2 persona me motor i ka parë pas makinës së tij, por nuk e ka kuptuar që ato po e ndiqnin.
Sapo ka parkuar pranë bankës, për të depozituar shumën prej 25 mijë eurosh që ishte xhiroja e firmës, njëri prej personave e ka qëlluar dhe i ka marrë qesen me para.
Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.