Një 42 vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pas kontrollit të karrocerit - trajler, të prishur që kishte në pronësi ku iu gjetën 188 kg lëndë narkotike.
Në trailerin e përshtatur si magazinë, gjendej lënda e sekuestruar e cila dyshohet të jetë e llojit marijuanë.
Policia e Durrësit informon se në pranga ra Artan Kraja banues në Fushë Krujë: "pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P."