E FUNDIT, NË FLAKË SPORTELI I PAGESËS “NË RRUGËN E KOMBIT”

Saturday, 31 Mars 2018 12:02

Ashtu siç pritej prej revoltës dhe zemërimit si asnjë herë tjetër e qytetarëve protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit.

Pasi policia provokoi dhe dhunoi protestuesit këta të fundit kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e takes, duke i vënë flakën.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendojes së taksës për Rrugën e Kombit.

Login to post comments