Shoferja me inicialet E.V , 30 vjeçe, ka përplasur një fëmijë dhe më pas e ka braktisur atë , duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja .
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘rreth-rrotullimi i fruta-perimeve’ ku mjeti tip ‘Nissan’ plagosi fëmijën e mitur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.
Gruaja ka përfunduar në pranga pak minuta më vonë dhe do të përballet në gjykatë nën akuzat e “Shkelje e qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.