Një minator ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shembjes së mineralit të kromit në minierën e Bulqizës.
Aksidenti është regjistruar në nivelin e 16-të të kësaj miniere.
Nga spitali i qytetit, na bëjnë me dije se, i plagosuri ka marrë plagë të rënda kryesisht në pjesën e poshtme, tek këmbët.