Ndërkohë që protesta sa vjen dhe përshkallëzohet, protestuesit duket se nuk do ndalojnë derisa të vijë një përgjigje pozitive nga autoritetet përkatëse për rishikimin e taksës në Rrugën e Kombit.
Ato shprehen se janë të indinjuar nga mënyra se si qeveria po e trajton popullin.
Protestuesi: "A është mënyra e duhur për të ofenduar popullin për ti thënë organ gjenital i ulur. Ky është popull. Janë 10 euro më larg me spital, me shkollë me të sëmurë, me dasmë, me mort. Me shku me pi një kafe për mort kuksianët duhet të paguajnë 10 euro. Ky nuk është shkatërrim i popullit që ëshët vendosur këtu? Populli ëshët i urtë, ne jemi popull dele, një organ gjenital. Ky reagim është minimal."
Ata paralajmërojnë reagime të tjera.
Protestuesi: "Absolutisht. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet Mimi Kodheli për takësën që u vendoset kuksianëve, 10 euro? Kuksianët punojnë për 500 lekë në ditë. Si ti paguash? Të vdes xhaxhai në Tiranë. Me të vdek xhaxhai ëshët 10 euro të shkosh të paguash vetëm me shku me pi një kafe."
Edhe qytetarët e tjerë që nuk janë duke protestuar nëpërmjet sensibilizimeve në rrjetet sociale. Në facebook shumë njerëz kanë dalë në mbështetje të protestuesve nëpërmjet togfjalëshit : SOT JAM NJË KUKSIAN!