Një laborator për prodhimin e drogave të forta u zbulua nga policia në fshatin Brenog të Hasit. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Kukësit.
Mësohet së në atë laborator, gjatë operacionit të uniformave blu u sekuestrua një sasi droge si dhe lëndë të tjera që shërbejnë për prodhimin e sintetik të saj.
Po ashtu burimet bënë të ditur se ka dhe disa persona të arrestuar, ndërsa operacioni vijon ende. Policia e shtetit nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me këtë operacion.
Mësohet se laboratori u zbulua nga policia lokale e Hasit mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë ndaluar disa persona.
Laboratori i drogave të forta është mbajtur nën survejim nga policia lokale, por përsëri organizatorët kryesorë kanë mundur ti shpëtojnë prangosjes.
Ndërhyrja në një kohë kaq të shpejtë, ka krijuar dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar.