Policia hesht për terrorin e RENEA-s mbi numrin e personave të arrestuar në Kukës. Jo zyrtarisht mësohet se janë shoqëruar rreth 30 persona. Nga prokuroia e Kukësit ende nuk është caktuar se në çfarë cilësie janë shoqëruar këta persona. Në orët në vazhdim pritet të ketë firmosje të urdhër arresteve me akuzat e zhvillimit të paligjshëm të protrestave, kundërshtimit dhe dhunimit të forcave të policisë dhe shkatërrimit të pronës private e publike. Momentalisht në drejtorinë vendore të qarkut të Kukësit janë instaluar rretht 15 automjete të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA-s.