Basha nga Ura Vajgurore: Biznesi në kolaps nga taksat e lartë dhe çmimi i rritur i naftës dhe energjisë

Tuesday, 12 Mars 2019 15:19

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Urën Vajgurore ku po takon biznesin e vogël, i cili edhe në këtë zonë të Shqipërisë është në gjendje kolapsi ekonomik për shkak të taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe energjisë.

Tregtar: Siç e shikoni edhe vetë është gjithë ky mall, nuk qarkullon. Fuqia blerëse ka rënë. Taksat janë rritur. Taksat mbi ndërtesën, u shtua edhe taksat për shtëpitë tani. Taksa mbi truallin. Taksa mbi tokën bujqësore. Është një krizë totale. Fermerët kanë braktisur tokat, kanë ikur dhe emigruar. Çdo ditë biznesi bëhet shumë më i vështirë. Kam paguar taksat rregullisht. Fuqia blerëse ka rënë 95% nuk e beson... fuqia blerëse ka rënë gjithandej. Në të gjithë Beratin mund të jenë 5 ose 6 biznese. Të tjerat janë të falimentuara, të mbaruara. Ky është kolaps. Nuk e di se si do shkojë e se si do shtyhemi. Qeveria duhet të marrë masa urgjente për biznesin, për fermerët. Nafta është rritur. Ç’të të them, është lemeri e madhe gjithandej. Kompani të vogla ndërtimi që ndërtojnë shtëpi, kapanone, riparime, ristrukturime ka falimentuar. Zona sa vjen e bëhet më e varfër dhe vlera e pronës ka rënë. Kjo është një krizë totale. Presim që me ardhjen tuaj gjerat të ndryshojnë dhe taksat të ulen. Tatim fitimi të jetë goxha i ulët. Në dyqan kam miliona lek mall dhe nuk e di se çfarë do të bëhet.

Basha: Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen e biznesit në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia. Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero. Mbështetja me investime infrastruktorore për uljen e kostos së prodhimit, duke ulur koston e transportit janë në rekordet më të ulkëta historike të 28 viteve. Kurrë nuk është investuar më pak se tani për rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji apo për teknologjinë e informacionit. Ku kanë shkuar këto para? Ku kanë shkuar 1.9 miliard euro taksa më shumë që u ka marrë qytetarëve? Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300 lekeshi që ka vendosurmbi karburantin e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë në duart e 5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, koncesione dhe gara të dyshimta me kompani të regjistruara brenda natës. Mbrëmë ka regjistruar kompaninë, sot fitojnë 20 milionë euro. Këto para ua marrin pikë pikë qytetarëve dhe biznesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...