Skema e grabitjes se 3 milionë eurove të Stacioni i Trenit praktikohet me sukses edhe në Rinas

E Enjte, 11 Prill 2019 15:36

Dy modele e rekorde të reja “integrimi” shpiku, instaloi dhe po zbaton qeverisja “rilindja”: Vjedhjen ligjore të taksave të shqiptarëve me PPP e oligarkëve dhe grabitjen në mes të ditës, në mes të rrugës e ne mes të aeroportit.

Edhe grabitësit e 10 milionë eurove në Rinas (në fakt janë më tepër), duket sikur janë “ekselentë”, të trajnuar në të njëjtën “shkollë”, për grabitje milionash të bankave, jo brenda bankave, por nëpër makina të policive private e në dyer avioni, por që në asnjë rast nuk janë njohur nga policët privatë e të shtetit.
Prova e parë, u dha me sukses, mesditën e 13 shkurtit 2015, me 3 milionë euro të “Union Bank” tek Stacioni i Trenit-Tiranë, të cilat po çoheshin në makinën “Euro-Gjici”, policët e të cilës nuk kishin patur mundësi të reagonin. Akuza të shumta pati nga opozita dhe opinioni qytetar që implikonin firmën. Ne atë të moment nuk punonin as kamerat e tunelit, nëpër të cilin po transportoheshin milionat.
Pas provës së parë në mes të Tiranës, kjo skeme, u transferua e u përsërit me 3.4 milionë euro në datën 30 Qershor 2016, në pistën e Aeroportit të Rinasit, tek dera e avionit, brenda në makinën e policisë private, por policët edhe këtë herë, nuk reaguan e nuk i panë grabitësit
Prova e tretë u dha me grabitjen e realizuar më 10 shkurt 2017, tek Mbikalimi Rinasit, kur makina po transportonte miliona lekë drejt aeroportit, por që nuk mbërritën dot atje, sepse edhe në këtë u zbatua skema qe në rrugë.
Më 9 prill, ditën kur krye-rilindësi Rama, po gëzonte që regjistroi PS për zgjedhjet lokale, u grabitën 10 milionë euro, por ketë herë, grabitësit e veshur si me uniforma e grada si policia Veliu- Lleshaj, i morën thasët brenda në avion, nën nderimin e policisë e cila iu vërsul pasi ikën.
Është koincidencë interesante kjo që po ndodh gjatë pushtetit “rilindja”, sepse sa herë ka zgjedhje lokale e parlamentare, aq herë ndodhin grabitje milionash të bankave, që nisen drejt Rinasit, ose transportohen nëpër banka.
Ndoshta ndodh, pa ndonjë skenar të shefave të pushtetit, mbase ngaqë qeveria dhe policia e kanë mendjen tek votat, por me këtë historinë e vjedhjeve të përsëritura, ka gjetur belaja edhe Edi Ramën, sepse vjedhjet e miliona eurove, po bëhen vetëm sipas modelit të skemës “Euro-Gjici” dhe vetëm, sa herë që Rama kandidon Safet Gjicin dhe për çudi, ai del pa fitore, ndërsa grabitësit me fitore. Pamfleti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...