×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

S'po kapen "Peshqite e mëdhenj", ambasadori amerikan ironizon Xhafën dhe Markun

Hënë, 02 Prill 2018 09:01

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka ironizuar institucionet shqiptare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në 1 prill, që është dita e gënjeshtrave. Ambasada e SHBA ka publikuar një karikaturë, ku Donald Lu shfaqet pranë një dyqani ku lexohet ‘Peshk i Madh’ dhe kërkon të dijë se ku janë peshqit e mëdhenj, ndërsa në arka ka vetëm sardele dhe shitësi i drejton një duke i treguar se e ka gënjyer me rastin e 1 prillit. Ambasada e SHBA e shoqëron karikaturën duke ironizuar institucionet shqiptare me urimin “Gëzuar ditën e gënjeshtrave”.

Prej fundit të vitit të kaluar, ambasadori paralajmëroi se në janar të këtij viti do të kishte arrestime të peshqve të mëdhenj, por muaji i parë dhe i dytë ikën dhe askush nuk ra në ‘rrjetë’, ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj për tjetërsim të pronave, por u lirua nga gjykata për të vijuar hetimin në gjendje të lirë.

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 09:05
Login to post comments