Kurbin, makina përplaset me bordurën, vdes 24-vjeçari

Diel, 29 December 2019 17:04

Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në zonën e Kurbinit.

Sipas informacioneve një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Gjorm.

"Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip "Benz" ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë", sqaron policia.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë kjo e dielë ka përgjakur rrugët e vendit. Në orët e para të mëngjesit një person humbi jetën dhe 11 u plagosën.

Më i rëndi ishte aksidenti i shënuar në rrugën e Kombit ku një veturë u përplas me një autobus turistësh që udhëtonin nga Tirana në Brezovicë.

Nga përplasja mbeti i vdekur Led Caka, i cili udhëtonte në veturën, që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë.

I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa autobusi me turistë në krahun e kundërt.

Në këtë vend, dy mjetet u gjenden përballë, pasi 28 vjeçari dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës.

Ndërsa për shkak të goditjes 8 persona në autobusin që udhëtonte drejt pikës turistikë të Brezovicës mbetën po ashtu të plagosur.

Më herët, dy të rinj mbetën të plagosur në aksin Fushë Krujë - Tiranë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Edhe këtu shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.

Ndërsa një Elbasan, një 57 vjeçar që udhëtonte me biçikletë u përplas nga një veturë. Dyshimet janë se ai i preu rrugën makinës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Dhjetori ka shkaktuar një bilanc tragjik aksidentesh në rrugë, ku në shumicën e rasteve shkak është evidentuar shkelja e rregullave të qarkullimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...