Mëngjesin e së hënës lagjja “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës është zgjuar në panik nga alarmi për një granatë dore.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat xheniere kryen asgjësimin e granatës, e cila është gjendur në afërsi të një banese. Sipas dëshmive granata qëndronte aty prej tre ditësh.
Policia po vazhdon hetimet pasi ende nuk ka një pistë të përcaktuar nëse granatën e ka sjellë uji i vërshimeve të fundit, apo është hedhur pranë banesave, në lagjen “Kushtrimi” qëllimisht.