Kredia e FMN-së për Shqipërinë do të jetë interes 4.05%

Hënë, 11 May 2020 13:12

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar për këtë kredi do të jetë 4.05%, një interes ky më i lartë se sa eurobondet apo bondet e brendshme në euro.

Shqipëria siguroi një kredi prej 139 milionë Special Draëing Rights ose afërsisht 174 milionë euro për të përballuar disbalancat e mundshme në llogarinë korrente të vendit të shkaktuara nga paraliza ekonomike e pandemisë por kjo kredi pritet të kushtojë relativisht më shtrenjtë se sa borxhet që qeveria shqiptare ka marrë deri më sot në tregun e brendshëm apo atë ndërkombëtar në valutë të fortë.

Marrëveshja mes qeverisë dhe FMN-së u dorëzua për miratim në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të thuhet se huaja e FMN-së do të kushtojë rreth 4.05% në vit ndërsa afati i shlyerjes së saj do të jetë tre vjet e gjysmë.

“Instrumenti që i akordohet Shqipërisë ka një normë huadhënie që do të përfshijë normën bazë të interesit në SDR (0.05%), një marzh të vendosur nga Bordi Drejtues (1%), tarifën shtesë të bazuar në nivel prej 2%, dhe një tarifë shtesë të bazuar në kohë prej 1%, duke e çuar normën totale të instrumentit në 4.05%,” thuhet në dokumentin e depozituar në Kuvend. 

Paratë do të jenë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë për t’u përdorur në rast se dislabancat në qarkullimin monetar ndërkufitar të vendit sjellin presion mbi kursin e këmbimit.

Norma e interesit të kësaj huaje është për rrjedhojë më e lartë se sa interesi i marrë në ankandin e fundit për bonde sovrane në euro me interes 3.55% në Tetor 2018 ndërsa obligacionet në euro të emetuara në tregun e brendshëm pak javë më parë patën një interes vjetor në masën 1.94%.

E Drejta Speciale e Tërheqjes është një njësi mbajtjeje llogarish e përdorur nga FMN për të pasqyruar vlerën e shportës së monedhave përbërëse të FMN-së.

Autor: Gjergj Erebara  BIRN 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...