Policia ka arrestuar ditën e djeshme fatorinon e autobusit urban të linjës Tiranë-Vorë, pasi ky i fundit së bashku me kontrollorin kanë plagosur me thikë një udhëtar. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Sipas policisë fatorino Hazbi Begu, 23 vjeç nga Fushë Prezaq, është konfliktuar fillimisht me pasagjerin, R.M., 23 vjeç nga Kodër-Kamza për çështje bilete. Në konflikt është përfshirë dhe kontrollori i linjës C. K., 28 vjeç nga Tirana.
Konflikti më pas ka degraduar, pasi të dy, kontrollori dhe fatorino kanë goditur me thikë 23-vjeçarin. Ky i fundit është në spital jashtë rrezikut për jetën.