Parku i Liqenit është kthyer tashmë në një destinacion shumë të pëlqyer për qytetarët e Tiranës falë investimeve të kryera.
Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqipta,r ka nisur punën për realizimin e një tjetër investimi të rëndësishëm që ka të bëj me rikualifikimin e molit të liqenit. Kjo ka ardhur pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore.
Moli ekzistues do t’i nënshtrohet një rikonstruksionit total, ku veç shkallëve do të bëhet dhe ndërtimi nga e para e gjithë molit. Ai do të pajiset edhe me sistem ndriçimi për të qenë i aksesueshëm, ndërsa nuk do të mungojë as gjelbërimi.