Të harruar dhe të pasiguruar/ Tre vjet pas tërmetit të 2019-ës ende pa çati mbi kokë, 70-vjeçari hyn në grevë urie

E mërkurë, 07 September 2022 16:38

 


Edhe pse jemi në prag të 3-vjetorit të tërmeteve që tronditën një pjesë të mirë të vendit në vjeshtën e 2019-ën, ende ka familje që nuk kanë një strehë mbi kokë.
Rasti më tipik vjen nga Kurbini aty ku 70-vjeçari Gjin Bushi, ende i pastrehë, ka zgjedhur të protestojë në shkallët e bashkisë.

Sipas 70 vjeçarit, i cili është futur në grevë urie, pavarësisht trokitjeve të vazhdueshme në dyert e bashkisë për të siguruar strehë, por nuk ka gjetur zgjidhje.

TË ZBULUAR FINANCIARISHT GJATË GJITHË KOHËS
Qënia njerëzore e ka në natyrën e vet që të harrojë një ngjarje pasi ajo kalon. E njëjta gjë ndodh edhe me fatkeqësitë natyrore, në këtë rast tërmetet. Pasi gjithçka qetësohet, qetësohemi edhe ne me shpresën dhe besimin që nuk do të përsëritet më. Por fakti që potenciali i këtyre fatkeqësive për të shkatërruar çdo gjë që i del përpara, i bën ato më misterioze, rrit nevojën për të qenë gjatë gjithë kohës të siguruar.

Policën e sigurimit, që shumë individë e konsiderojnë thjeshtë “një copë letër”, në fakt është një kontratë që mbulon dëmet që mund ti shkaktohen shtëpisë apo çdo prone tjetër nga tërmeti, zjarri e dukuri të tjera natyrore që nuk janë në dorën e njeriut.
Në rastin në fjalë, kjo kontratë sigurimi (që në këtë rast mungonte) do të bënte të mundur që të gjitha dëmet në banesën e 70-vjeçarit të mbuloheshin nga kompania e sigurimit.

Dëmet e tërmeteve të 2019-ës, sipas një vlerësimi të bërë nga studimi i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian dëmi llogaritej në 985 milionë euro.
Në total, efekti i fatkeqësisë vlerësohej sa 6.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB) ndërsa në humbje 1.1% e PBB, çka në total e çon shifrën 7.5% e PBB.

“Vlerësimi tregon se në total, efekti i fatkeqësisë në 11 bashki llogaritet rreth 985.1 milionë euro, apo 121.21 miliardë lekë, nga të cilat 843 milionë euro, 103.84 miliardë lekë, përfaqëson vlerën e aseteve fizike të shkatërruara dhe 141.2 milionë euro, 17.37 miliardë lekë, referuar humbjeve. Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), ndjekur nga sektori prodhues me 8.4% dhe edukimi me 7.5%. Sa u takon humbjeve, në sektorin prodhues llogaritet më i larti me 56.4%, ndërsa në strehim 24.1% dhe mbrojtje civile dhe reduktim i riskut, në 9.4%”, thuhej në studim.

Pyetjet që shtrohen me të drejtë janë: Përse jemi kaq të zbuluar? Përse qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë lloj mbulimi e mbrojtje financiare siç ndodh me qytetarët europianë dhe në të gjithë botën?


Tregu i sigurimeve në Shqipëri është liberalizuar në vitin 1999, pra plot 23 vjet më parë dhe që nga ajo kohë kanë ndodhur plot ndryshime sasiore dhe cilësore, ka ndryshuar baza ligjore, mentaliteti e botëkuptimi, por përsëri Shqipëria mbetet një nga vendet me kulturë dhe edukim të pakët në sigurime, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe rrëshqitjet e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë përballë sigurimeve.

Vlera e sigurimit për frymë ka ardhur në rritje, por prapë mbetet më e ulëta në rajon e më gjerë. Gjatë vitit 2021, mesatarja për frymë në Shqipëri ishte 55 euro, ndërsa Maqedonia e Veriut, shtet me kapacitete më të vogla, regjistron shifra më të larta.

AMF: Nevojitet skemë kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore

Në fillim të këtij viti Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare do të fliste për një skemë kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore.
“Pavarësisht trendit rritës, sigurimi i pronave nga fatkeqësitë natyrore mbetet në nivele shumë të ulëta, rreth 3%. Duke marrë në konsideratë menaxhimin dhe trajtimin e dëmeve të tërmeteve të fundvitit 2019 nga shoqëritë e sigurimit, potencialin e menaxhimit të riskut nëpërmjet risigurimit, si dhe efektin në Buxhetin e Shtetit dhe ekonominë në tërësi që sjell një fatkeqësi natyrore, Autoriteti vlerëson nevojën e krijimit të një skeme kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore.

Ndërmarrja e hapave në këtë drejtim është vlerësuar në vijimësi si domosdoshmëri nga Banka Botërore, e cila, edhe në raportin e publikuar në dhjetor të vitit 2020, nënvizon se Shqipëria është e ekspozuar ndaj katastrofave natyrore dhe ka nivelin më të lartë të riskut nga katastrofat në Europë. Në vlerësimet e saj, Banka Botërore konstaton se ndikimi i pandemisë e ka bërë Shqipërinë më vulnerabël ndaj katastrofave, që mund të sjellin përkeqësim të ekonomisë dhe financave publike”.
Propozimi i AMF u mbështet edhe nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.
“Shoqata jonë, në bashkëpunim me specialistët më të mirë të fushës së sigurimeve, ka përgatitur një projektligj për sigurimin e detyrueshëm të katastrofave. Ka ardhur koha që të kemi një ligj të posaçëm për këtë qëllim. Ky draft është dërguar tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe jemi në pritje të komenteve të tyre, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për ta propozuar zyrtarisht si një nismë ligjore.

Një ligj i tillë do të heqë barrën e kompensimit financiar nga qeveria, në rast të ndodhjes së fatkeqësive natyrore, dhe do ta transferojë atë tek kompanitë e sigurimit. Nuk mund të jetë shteti ai që merr përsipër rindërtimin apo dëmshpërblimin e të gjithë qytetarëve të prekur nga ngjarje të tilla.

Propozimi ynë është që sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm, sepse kjo do të mundësonte edhe krijimin e numrave të nevojshëm për të garantuar prime më të ulëta sigurimi. Drafti është në përputhje të plotë me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe do të ofrojë një mbulim optimal për të gjithë qytetarët, me çmime më se të përballueshme. Për qytetarët në pamundësi ekonomike, ne kemi propozuar aplikimin e subvencioneve nga qeveria.

Kompanitë e sigurimit në Shqipëri kanë të gjitha kapacitetet për mbulimin e katastrofave, si dhe kanë partnerë risigurues ndërkombëtar të fuqishëm për mbulim të këtij rreziku. Ato janë gati ta ofrojnë për të gjithë qytetarët këtë sigurim, pavarësisht ndryshimit të riskut nga njëra zonë në tjetrën. Shqipëria është një vend me rrezik të lartë katastrofash, si tërmeti, përmbytja, ngrica, zjarri dhe shpresojmë që qeveria t’i shohë me përparësi sugjerimet tona”, do të shprehej Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
Por ky propozim ka mbetur në sirtar dhe ende nuk ka asnjë nismë konkrete. Ndërkohë që shumë familje vijojnë të mos kenë një strehë mbi kokë edhe 3 vjet pas tërmeteve tragjike të 2019-ës.

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë, pa qenë nevoja të presim “lëmoshë prej shtetit”.

“Sigurimi nuk është privilegj. Është e drejtë. Është një e drejtë po aq themelore sa të drejtat civile. Është një e drejtë po aq themelore sa t'i japësh çdo fëmije një shans për të marrë një arsim publik”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...