Sindikata e pedagogëve: Protestë më 14 tetor para Universitetit të Arteve

Tuesday, 11 October 2022 11:36


Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë thirrje sot për një protestë tjetër përpara Universitetit të Arteve në Tiranë më 14 tetor, ora 11:00.

Një nga drejtuesit e sindikatës që lexoi peticionin përpara mediave, z. Aleksandër Kovaçi, pedagog i matematikës, tha se protesta synon të shtrojë në diskutim se si të trajtohen me dinjitet punonjësit në pagë dhe vlerësime dhe më pas do të kalohet në bojkotin e paralajmëruar të datës 17 tetor.

 

Kovaçi tha: “Për të shprehur vendosmërinë tonë për realizimin e kërkesave të peticionit, ditën e premte, datë 14 tetor ora 11:00 të gjithë bashkë duhet të kërkojmë një vlërësim dinjitoz të punës sonë. Ftojmë kolegët e universiteteve në të gjithë Shqipërinë që të mbështesin me pjesëmarrje protestën e datës 14 tetor 2022 ora 11 para Universitetit të Arteve Tiranë. Mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë garantohet me ligj. E drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të drejtave të njeriut".

Sa për bojkotin, Kovaçi shpjegoi se “deri tani data 17 qëndron; qeveria ka një javë kohë, ndaj është dhe protesta e datës 14, kurse data 17 është e përcaktuar më parë. Në datën 14 do të diskutohet për hapat se si mund të plotësohen kërkesat tona".

I pyetur nëse ka pasur intimidime ndaj pedagogëve, Kovaçi tha: "I bëjmë thirrje sistemit të drejtimit të universiteteve të kontribuojnë për realizmin e të drejtës së profesoratit për të protestuar. Në po mbledhim verifikime nëse një dekan apo rektor të ketë raste të tilla. Ka pasur në mënyrë indirekte me telefonata që të mos përfshihemi në protesta, por nuk besoj se do të ndikojnë në interes të tyre".

Modifikuar më Tuesday, 11 October 2022 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...