Google ‘valëvit’ flamurin shqiptar: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Hënë, 28 November 2022 08:30

 

Motori i kërkimit Google i ka befasuar sot shqiptarët duke u shfaqur me flamurin kuq e zi dhe urimin “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri”. Google ka vënë edhe shpjegimin me rastin e shtimit në logon e tij, të simbolit kuq e zi sot:

“28 nëntor 2022. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Sot Doodle kremton Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ose “Dita e Pavarësisë” (shkruar kjo në gjuhën shqipe). Në këtë ditë të vitit 1912, kuvendi shqiptar u mblodh në qytetin e Vlorës dhe votoi për shpalljen e pavarësisë nga sundimi osman.

 

Festimet nisin në kryeqytetin e Tiranës ku Presidenti dhe Kryeministri marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. I paraqitur në veprën e sotme artistike, flamuri kombëtar i Shqipërisë përmban një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë me dy koka në qendër.

 

Flamuri u valëvit për herë të parë në këtë ditë në vitin 1912. Në ditën e Pavarësisë, ai mbulon ballkone, dritare, madje edhe njerëz si simbol i krenarisë kombëtare.

Qyteti i Vlorës është gjithashtu një destinacion i preferuar për të festuar. Shqiptarët vizitojnë Monumentin e lartë të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit për të nderuar ata që luftuan për liri. I ndërtuar nga skulptorët e njohur kombëtarë Muntaz Dhrami dhe Kristaq Rama, monumenti përshkruan liderët e famshëm të lëvizjes për pavarësinë shqiptare.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!” përfundon mesazhi i Google.

Modifikuar më Tuesday, 29 November 2022 11:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...