“Nga Joy Bar, te Pop Up”, mediat greke ngrenë alarmin: Si po e fiton mafia shqiptare luftën e trafikut të kokainës, “kontratat e vdekjeve” dhe urdhërat nga burgjet janë…

Hënë, 09 Janar 2023 12:31

Mafia shqiptare duket se po ia del më së miri për të mbizotëruar në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

 

Mediat greke i kanë “Thetoc” i ka kushtuar një artikull fuqizimit të shpejtë të bandave shqiptare, ku sipas tyre ata karakterizohen nga dhuna, urdhrat e dhëna nga burgjet dhe vrasjet me porosi.

Në artikull përmenden disa nga rastet kryesore të grupeve shqiptare të trafiqeve në Greqi, të cilat kanë arritur deri në atë nivel sa të kontrollinin deri diku edhe jetën në qytete të ndryshme.

Pjesë nga artikulli:

Me sulme vrastare, zhvatje, trafik droge, përshkallëzohet aktiviteti i organizatave kriminale që drejtohen nëpër burgje.

Nga “Taqi” (Ralf Feruku) dhe “Gjergji” (Gjergji Kapaj), Glyfada dhe rruga “Attiki”, në sheshin Nea Smyrni, tek “Niko” dhe “Armando”. Përfaqësi… kokaine, zhvatje, urdhra nga burgjet, kontrata vdekjeje.

 

Prej rreth dy vitesh, një larje e përgjakshme hesapesh ka ndjekur ngritjen e mafies shqiptare në fushën e trafikut të drogës. Mafiet e kokainës, në kërkim të hapësirës shtesë për aksion dhe një copë më të madhe të “byrekut të artë” milionësh, shkojnë vetvetiu drejt përplasjes me njëra-tjetrën.

Në të njëjtën kohë, zgjerimi i veprimtarisë së paligjshme nga mafiozët sjell përplasje vrastare mes banditëve të vendit fqinj, duke hapur një gjakmarrje të re.

Nga Joy Bar, tek Pop Up

E diel, 8 tetor 2017, ora 04:30. Dy persona me kapuç hyjnë në klubin e natës Joy Bar në kryqëzimin e rrugëve “Angelos Metaxas” dhe “Pandora” në Glyfada dhe hapin zjarr, duke synuar dy pronarët shqiptarë të dyqanit. Një prej tyre është edhe 44-vjeçari “Gjergji” (Gjergji Kapaj), drejtues i mafies shqiptare, i cili do të përfundojë i plagosur rëndë në spital. Nga të shtënat me armë zjarri do të bjerë i vdekur personi i dytë, i cili njihet nga autoritetet me pseudonimin “Tenxherja” (Roland Shembitrasi) sepse ziente kokainën para se ta shiste në formën e pastër. Sulmi vrasës, i cili hapi llogarinë e përgjakshme të spastrimeve mes anëtarëve të mafies shqiptare, tregon ngjashmëri me atë të ndodhur pak ditë më parë, në sheshin “Nea Smyrni”. Sulmuesit e armatosur mund të kenë “goditur” në të gdhirë, por nuk kanë ngurruar ta kryejnë misionin në një dyqan plot me njerëz. Ashtu siç ndodhi në lokalin “Pop Up”, ku një 31-vjeçare mbeti e plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ashtu edhe në Glyfada, dy patronët do të dërgohen të gjakosur në “Asklepioni Voula”.

Një tjetër burrë nga Shqipëria, i njohur me pseudonimin “Taqi” ose “Noti” (Ralf Feruku), u akuzua për tentativën e vrasjes në Joy Bar. Bëhet fjalë për një person që ishte arrestuar si pasagjer në një mjet në të cilin udhëtonte Alket Rizai, i cili ishte liruar nga burgu dhe një 52-vjeçar i njohur i grupeve të zhvatjes në Ilioupoli. Vlen të theksohet se “Gjergji”, në deklaratën e tij në polici pas sulmit vrasës ndaj tij, pretendoi se “Taqi” nuk kishte asnjë lidhje me të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...