Mijëra emigrantë kthehen për festa, në Kapshticë qytetarët presin deri në 4 orë

Saturday, 23 December 2023 21:05

Ardhja në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit po kthehet në stres për emigrantët. Në 24 orët e fundit, në të gjitha pikat kufitare ka pasur fluks në hyrje, por për shkak të punës me sportele të reduktuara janë krijuar radhë të gjata. Paraditen e sotme emigrantët që vinin në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës janë detyruar të presin për 4 orë në kufi, ndërkohë që askush nuk merrte masa edhe pse radhët vijonin të shtoheshin.

Nga SYRI TV 

Festat e Fundvitit shtojnë fluksin e hyrje-daljeve në pikat doganore dhe portuale të vendit nga shqiptarët e diasporës që kthehen për të festuar në Atdheun e tyre. Në Portin e Vlorës 479 pasagjerë kanë mbërritur të shtunën e 23 dhjetorit, me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, teksa pritet shtimi i fluksit orët e ditët në vijim.

Pjesa më e madhe e tyre emigrantë që kthehen kryesisht nga Italia apo vende të Bashkimit Europian Nuk mungojnë as turistë të cilët zgjedhin që Krishtlindjet apo Vitin e Ri ta kalojnë në Shqipëri. Të shtunën në këtë Port kanë mbërritur Gjithashtu edhe 150 mjete të vogla autovetura, si dhe 34 mjete të mëdha kamion dhe autobusë.

Porti po punon me kapacitete të plota për të përballuar fluksin ndërkohë që prej 1 dhjetorit, kanë hyrë 2000 pasagjerë, ku 25% e pasagjerëve të 23 ditëve të dhjetorit e mban vetëm kjo e shtunë.
 

Edhe në pikën kufitare tokësore të Kapshticës ka patur fluks. Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Greqia 5518 emigrantë dhe kanë udhëtuar drejt vendit fqinj 2185 të tjerë. Emigrantët që janë kthyer në Shqipëri kanë pritur në radhë deri në 4 orë në tokën greke për të kryer procedurat.

Policia kufitare greke punon me 3 sportele edhe pse fluksi i udhëtarëve rritet orë pas ore.

I lartë mbetet edhe numri i mjeteve që presin të dalin nga territori ynë, ku policia kufitare ka pasur në dispozicion 6 sportele.

Ne 24 orët e fundit në Pikën e kalimit Kufitar të Kakavijës, janë shtuar masivisht hyrje-dalje, por nuk raportohet për radhë dhe vonesa. Nga kjo pikë kufitare, kanë hyrë 6184 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa kanë dalë 2351 shtetas. Po ashtu kanë hyrë në territorin tonë 1805 mjete dhe kanë dalë 698 të tilla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...