Policia e Kurbinit në kuadër të operacionit të koduar ‘’PARKIMI’’ ka sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar për kokainë dhe ka arrestuar shtetasin Jurgen Sokoli 22 vjeç si poseduas I saj.
Arrestimi I tij, u bë gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip ‘’Land Rover’ pranë një karburanti në aksin Laç-Kurbin, ku I është gjetur një sasi prej 140 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Policia I ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.