Tjetër dëshmi tronditëse e një prej protestuesve të Rrugës së Kombit i cili rrëfeu sot në sallën e gjyqit në Tiranë historinë e tij.
Sot u dha në sallën e gjykatës vendimi final për 23 të arrestuarit të protestës së Kukësit masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpie” për 2 protestues të tjerë, ku për 11 prej tyre është dhënë masa “arrest me burg”, për 10 persona të tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje”.
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga salla e gjyqit, ku një prej protestuesve, Ardit Aladini për të cilin është marrë masa “detyrim paraqitje” ka deklaruar përpara trupit gjykues: “Veç kam ngritur duart lart në protestë. S’mund të godas policët se janë si babai im. E kam humbur babain para 5 vjetësh”!