Shqipëria ka qënë sot në qendër të vëmendies jo vetëm nga mediat e vendit por edhe ato mbarëbotërore. Agjenci të rëndësishme lajmesh kanë përshkruar situatën kaotike e cila po mbizotëron ditët e fundit në vendin tonë. BallkanInsight shkruan për protestat e mbajtura ditën e sotme në Tiranë për të ndaluarit e Rrugës e Kombit dhe në Ballsh nga naftëtarët e rafinerisë duke përshkruar në detaje situatën e krijuar. Po ashtu edhe “The Ëashington Post” ka pasqyruar në detaje ngjarjet e Shqipërisë dhe Kosovës duke analizuar protestat e mbajtura, dhunën dhe deklaratat e disa prej lidërve kryesore të vendeve shqipfolëse.