Policia ka nisur ditën e djeshme këkimet për 32 vjeçarin nga Vlora , i cili ka humbur kontaktet me familjen rreth një javë më parë.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme është gjetur motorri i tij, rreth 10 milje nga bregu i Budvës nga familjarët e Santo Ymeraj. Ky i fundit ka dalë në det ditën e enjte në mbrëmje rreth orës 22: 30 dhe rreth orës 1:30 të së premtes ka patur kontaktin e fundit me familjarët , të cilëve i ka thënë në telefon se deti ka shumë dallgë dhe se rrezikonte të mbytej.
Ndërkohë që policia vijon kërkimet, fati i 32 vjeçarit mbetet ende enigmë.