Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Itali, pasi ishte goditur me kokë nga një tjetër shqiptar në një zdrukthuari në Bientina.
Kjo ngjarje ndodhi në 8 mars të këtij viti, ndërsa Astrit Gerdeci 45 vjeç ka ndërruar jetë sot në një spital në Cisanello. Sipas mediave italiane autori është shqiptari Zinhi Cullhai, 24 vjeç.
24-vjecari e qëlloi shqiptarin me kokë duke i shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa goditja në kokë i kishte shkaktuar thyerje të kafkës dhe gjakderdhje të brendshme.
Dyshohet se sherri midis dy shqiptarëve ka ndodhur për motive të dobta.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





