Ad imageAd image

KUKËS/ PROTESTUESIT BLLOKOJNË SËRISH RRUGËN

1 min lexim

Vijon qëndresa e kuksianëve. Ata vijuan edhe gjatë kësaj të enjteje protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve për ngjarjet e pak ditëve më parë, kur u protestua në mënyrë të dhunshme ndaj ngritjes së sporteleve të mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit.

Pasditen e sotme, një pjesë e protestuesve dolën sërish në këtë aks rrugor, duke bllokuar për 10 minuta qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.

Më herët grupe të rinjsh protestuan përpara komisariatit të policisë, ku kërkuan sërish lirimin e 11 personave që vazhdojnë të mbeten në burg.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull