Nis hetimi pasuror ndaj “Baronit të drogës” Met Kanani, kompania që administronte merrej me tregtimin e...

Hënë, 14 May 2018 19:15

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj Met Kananit i njohur me emrin “Baroni i drogës”,por edhe ndaj familjarëve të tij.

Njësia e inteligjencës financiare është duke gjurmuar origjinën e parave si edhe të shumë aktiviteteve të biznesit që ka Met Kanani në Shqipëri.

Sipas ligjit të quajtur antimafia, hetimi  pasuror ka nisur rreth një muaj më parë, me urdhër të prokurores Elisabeta Imeraj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit.

Sipas ABC neës veprimi i parë që ka kryer organi i akuzës ndaj kreut të grupit kriminal të drejtuar nga Met Kanani ishte sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes pranë kompanisë AlbTek me seli qendrore në Fier.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania që ka si administrator Kananin, është hapur në vitin 2005 dhe si kapital themeltar ka 10 milionë lekë. Por komania e Met Kananit, sipas QKB-së, tregtonte radio marrëse e dhënëse, aparate ndërlidhëse. Ndërkohë që edhe pajimet e policisë dhe të ushtrisë gjendeshin në kompaninë AlbTek, si jelek anti plumb, pranga, helmeta të llojeve të ndryshme

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse ka para depozita parash në sistemin bankar shqiptar por jo vetëm.

Edhe familjarët e Met Kananit do të kalojnë në sitën e ligjit “antimafia”, ku do të shihet edhe aktiviteti i tyre tregtar e po kështu, pasuritë e paluajtshme, të cilat sipas prokurorisë mund të kenë rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.

Gjatë operacionit të koduar “Preçizioni”, në pranga të policisë ranë në pranga 13 persona ne Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen po ashtu, ligjit “antimafia”. Përveç kanabisit, anëtarët e bandës së Met Kananit akuzohen edhe trafikim të kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Ballkanit në Shqipëri më pas drejt BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...