Nuk është i pari vit që Shkodra bie nën pushtetin e plotë të ujit dhe kryeministri Rama përvecse nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë situatë ,ai as nuk dënjon ti vizitojë .
Rama nuk ka gjetur kohë të udhëtojë drejt zonave të përmbytura në Shkodër, megjithëse situata e rëndë vazhdon prej 19 ditësh.
Në vend të shihte nga afër dëmet dhe të takonte banorët e zonës, kryeministri fluturoi drejt Turqisë, sepse duhej të bisedonte për linjën e re ajrore Air Albania.
Ndërkohë Shkodrës dhe shkodranëve nuk u mbetet gjë tjetër vecse ti kthejnë sytë nga qielli me shpresën për të pare një rreze dielli.