Ad imageAd image

Vendimi Gjykatës/ Edmond Spaho: “Gjykata dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama”

1 min lexim

Pas verdiktit të gjykatës, deputetët e Partisë Demokratike dhe të pranishmit në sallë kanë kundërshtuar në kor duke thjerrë: “turp”, “turp” “turp”. Deputeti  i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar menjëherë pas  vendimit të gjykatës ku u lanë  në burg  11 persona.

“Gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë sot kapi edhe gjykatën”,- tha deputeti Spaho.

Vendimi është cilësuar i padrejtë edhe nga familjarët e protestuesve, të cilët thonë se do të vijojnë rezistencën deri sa të lirohet edhe kuksiani i fundit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Në burg krimineli do ta tërheqim zvarrë Edi Ramën”, – thotë një qytetar.

Ndani këtë artikull