60 vjet Televizioni Shqiptar

E mërkurë, 29 Prill 2020 21:23

Nga Abaz T. Hoxha

ABAZ-HOXHA2.jpg

Në vitin 1954 mbarova studimet në Pragë dhe u emërova si inxhinier zëri në kinostudion “Shqipëria e re “. Isha i pari kuadër me arsim të lartë profesional dhe në 1956 u emërova kryeinxhinier i Kinostudios. Po këtë vit u pushua nga puna dhe u internua në Lushnjë ish-drejtori Nesti Zoto për ngjarjet që ndodhën në Konferencën e Partisë të Tiranës, në pranverën e vitit 1956, dhe unë kryeja edhe funksionet e drejtimit të prodhimit të filmave kështu që deri në vitin 1958 nuk kishim drejtor. Më 1958 u emërua drejtor Llazar Lipivani, një njeri i mrekullueshëm me të cilin kishe kënaqësi  të bashkëpunoje.

321521_100287886751147_1737690751_n.jpg

 Spikerja e pare, Stoli Beli

Me porosi të Komitetit Qendror të Partisë, me Llazarin bëmë një studim për perspektivat e zgjerimit të prodhimit të filmave dhe të rrjetit të kinemave në të gjithë Shqipërinë. Ky studim kishte për qëllim zgjerimin e faqes teknike, përmirësimin e procesit teknologjik, përgatitjen e disa kuadrove t; profileve të ndryshme, importimin e disa aparaturave për xhirimin e filmave, zgjerimin e rrjetit kinematografik në të gjithë Shqipërinë me perspektivën që për çdo 10.000 banorë të kishte një qendër për shfaqjen e filmave si dhe për shtrirjen e rrjetit kinematografikë në mënyrë proporcionale deri në skajet më të largëta të vendit. Për shikimin paraprak të këtij studimi që do të paraqitesh në Sekretariatin e KQ të Partisë erdhi në Kinostudio Sekretarja e KQ për propagandën, Liri Belishova, dhe drejtoresha e kulturë,s Nexhmie Hoxha. Gjatë shqyrtimit pati  shumë debate midis meje dhe Liri Belishovës mbasi unë ngrija problemin se aparaturat që ishin montuar ishin me cilësi të dobët teknike dhe nuk mund të përdoreshin, sidomos për filmat artistikë që kishin filluar të xhiroheshin “Fëmijët e saj” dhe “Tana” dhe që numuri i tyre do zgjerohesh në të ardhmen. Kjo tezë e imja binte ndesh me propagandën e madhe që bëhesh se  pajisjet e Kinostudios ishin fjala e fundit e teknikës për të ekzaltuar marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. Biles para këtij takimi im vëlla, që ishte këshilltar për arsimin, kulturën dhe shëndetësinë i Zv/Kryeministrit, më porositi që të mos e thoja këtë gjë se mund të më cilësonin antisovjetik, por unë shikoja anën profesionale se me ato pajisje do të ndeshesha.  Një problem tjetër që ne ngrinim ishte çështja e muzikës, prandaj propozonim të ngrihesh Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë, mbasi në kushtet e reja jo vetëm që nuk disponohesh fond muzikor, por muzika e filmave nuk mund të ishte më me muzikë të formuluar dhe duhej të kompozohej dhe ekzekutohej, që të mos ishte thjesht një element shoqërues, por një komponent artistik që të plotësonte idenë e filmit. Përveç kësaj, Liria ngriti tezën se duhej të xhirohej me aparate 16 mm dhe jo 35mm që jo vetëm  ishte një kthim mbrapa, por edhe me kosto të lartë se duhej të zëvendësoheshin gjithë aparatet e kinemave dhe niveli i filmave artistikë do ishte shumë i ulët. Liria hodhi edhe tezen se aparaturat janë moderne, por ju nuk dini t’i përdorni. Ne fakt aparaturat sovjetike ishin kopje e prodhimeve gjermane  dhe amerikane “Klangfilm” dhe “Mitchel”, por kishin cilësi të dobët dhe me shumë defekte. Megjithatë, mbas disa takimeve me Nexhmie Hoxhën në Komitetin Qendror, në prezencë të N/Kryetarit për kulturën, Tefik Çaushi, më në fund Sekretariati i KQ vendosi që të ngrihesh Orkestra Simfonike, e cila filloi veprimtarinë në vitin 1964, nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja. Me këtë emërtim, si Orkestra Simfonike e Radios dhe e Kinematografisë, ka vepruar deri në vitin 1984, gjë që dëshmohet nga titujt e filmave artistikë e dokumentarë që kanë muzikë të kompozuar. Në të njëjtën kohë u vendos që te importoheshin disa aparatura dhe rrjeti kinematografik të decentralizohej dhe të kalonte administrativisht nën drejtimin e Komiteteve Ekzekutive të rretheve, sikurse edhe të dërgoheshin disa kuadro të mesme për specializim në Republikën Çekosllovake dhe në Republikën Demokratike Gjermane.

Pas rreth dy muajve më erdhi një ftesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit gjerman dhe unë qëndrova në Berlin një muaj për t’u njohur me eksperiencën e tyre dhe njëkohësisht me aparaturat, laboratorin e përpunimit të filmave etj, që do importonim.

Unë atje pashë që kinematografia dokumentare dhe televizioni funksiononin bashkërisht prandaj, duke u nisur nga dëshira që edhe vendi ynë të kishte një stacion televiziv, mbasi atëherë ishte i vetmi shtet i kampit socialist që nuk kishte televizion, bëra një studim në vitin 1959 për ngritjen e televizionit shqiptar dhe ja dërgova Liri Belishovës, Sekretare e KQ për Propagandën. Në këtë studim mbasi argumentoja domosdoshmërinë e Televizionit propozoja që në Shqipëri. si një vend i vogël dhe me mundësi të kufizuara ekonomike. Kinematografia dokumentare dhe Televizioni të vepronin bashkërisht, duke shfrytëzuar bazën teknike dhe përvojën e dokumentalistëv,e sikurse edhe përvoja e redaksive te radios. Njëkohësisht propozoja që edhe televizioni qoftë edhe provizorisht të funksiononte në ndërtesën e Kinostudios që atëherë ishte pothuajse gjysma e pashfrytëzuar. Biles, në disa muaj më parë propozuam që në ndërtesën e Kinostudios të instalohesh edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Spikerja Vera Zhei gjatë inçizimit të emisionit -Universiteti popullor i radios.JPG

Rreth një muaj më vonë më thirri Zv/drejtori i propagandës i KQ, Thanas Nano, me porosi të Liri Belishovës. Ai kish thirrur edhe drejtorin e Radios. Petro Kita. shefen e redaksisë të kulturës dhe sekretaren e partisë të radios. Liri Çeli. dhe inxhinierin Emil Plumbi. Në propozimin tim unë thosha që për ngritjen e këtij stacioni televiziv-qoftë edhe me një fuqi mbulimi të kufizuar, t’u kërkohesh ndihmë  radio-televizioneve te ish-vendeve socialiste, me të cilat atëherë ne kishim lidhje të ngushta dhe për këtë të shfrytëzohesh mbledhja e drejtorëve të radiotelevizioneve që ishte planifikuar të bëhej një vit më vonë. Në përfundim u porosit drejtori i Radios, Petro Kita, që të fillonte korrespondencën me radiotelevizionet përkatëse, në mënyrë që të bëhesh një parapërgatitje për mbledhjen e ardhshme që do bëhesh, me sa më kujtohet, në Tiranë. Dhe kështu ndodhi drejtorët e radiotelevizioneve të Republikës Çekosllovake dhe Republikës Demokratike Gjermane u angazhuan të dërgonin pajisjet e studios të transmetimit dhe një studio lëvizëse televizive, të cilat erdhën dhe u instaluan në një vilë njëkatëshe në rr. “Kont Urani”, përballë ish-ndërtesës së Radio Tiranës që kishte filluar transmetimet e para në gjuhën shqipe, që në vitin 1938. Ndonëse ky stacion ishte eksperimental, me një fuqi të vogël /1 Wat/ sinjali i të cilit mbulonte afërsisht vetëm Tiranën, ai filloi transmetimet dy herë në javë me spikeren e parë, Stoli Beli. Në mesin e viteve 1960 u ndërtua ndërtesa e re e Radio Tiranës dhe pranë saj edhe ajo e Televizionit, e cila u pajis gradualisht me pajisjet përkatëse gjë që vazhdoi afërsisht deri në vitin 1970.

95387317_10221649681246532_8148157481453879296_n.jpg

Viti 1969 Programi i pare shkencor "Shkenca dhe jeta" Pergjegjes redakssie Fuat Bozgo,redaktor Kliton Gjilani drejton emisionin Kostandin Leka.

Në atë kohë (1968) unë drejtoja sektorin e kinemave në Kinostudio dhe më erdhi një ftesë nga Drejtori i përgjithshëm i kinematografisë rumune për të shkuar në Bukuresht, me synimin të rishikonim kontratën e blerjes së filmave nga Rumania që ne atëherë i merrnim me një çmim qesharak që nuk mjaftonte as për shpenzimet e transportit deri në Tiranë, 100 rubla ruse. Duke qenë se unë atëherë isha ngarkuar edhe me detyrën e kryesimit të grupit të projektimit të Kinostudios të filmave artistikë, e frytëzuam këtë ftesë edhe për të parë nga afër studiot rumune te BUFTEAS që ndodheshin rreth 20 km nga Bukureshti dhe u fut në grup edhe inxh. Fahri Jukniu, inxhinieri i Institutit të Projektimit Pëllumb Nishani dhe u bashkua me ne edhe k/inxhineri i radiotelevizionit, Alfred Xhufka, për të parë nga afër një studio të re televizive që po ndërrohesh në Bukuresht. Qendra e re televizive, ndonëse e pakompletuar nga ana teknike, i kish filluar transmetimet më parë me një antene në taracë, se antena kryesore që mbulonte gjithë vendin me sinjal u instalua me vone në malin e Dajtit, n; nj; bashkëpunim midis specialisteve shqiptare dhe  me ndihmën e Radiotelevizionit Kinez, ku edhe dha jetën aksidentalisht një inxhinier kinez gjë që i bëri shume jehonë propaganda në fushatën e lidhjeve të ngushta shqiptaro-kineze.

Studjues dhe historian i kinematografisë

Tiranë, 29 prill 2020

Shënim: Origjinali i studimit tim për televizionin, me shkrim dore, ndodhet ne Arkivin Qendror te Shtetit (Fondi i RTVSh dosja 4-1 kutia 4-7.09), sikurse edhe është cituar ne librin e Skifter Këlliçit mbi historinë e Televizionit. Ky i fundit, gabimisht, shkruan se ne takimin me Thanas Nano ka marre pjes; Drejtoria e Kinostudios, gjë qe nuk është e vërtetë se isha vetëm unë si autor i studimit dhe drejtori dhe inxhinieri i radios dhe Liri Çeli. 

hqdefault.jpg

Modifikuar më E Enjte, 30 Prill 2020 21:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...