Studiesja e arteve pamore, Suzana Varvarica në një lidhje live për News24 ka thënë se Maks Velo i cili u nda nga jeta sot do të jetë një nga baballarët e modernizmit shqiptar.
Varvarica rrëfen kujtimet me Maks Velon të cilin e njihte para viteve ’90 por atëhere për shkak se familja Velo ishte e persekutuar nga regjimi nuk kishin shumë lidhje edhe ata nuk njiheshin shumë por në kohën e demokracisë u njohën në fushën e artit.
Studiesja thotë se Velo pati jetë shumë të vështirë por në 2015 ia arriti qëllimit të vetes duke ekspozuar veprat në Galerinë e Arteve.
Po ashtu më tej ajo thotë se Velo iku me disa pishmane pasi arti jo gjithmonë e pranonte atë, pasi ishte gjithmonë shumë kritik. Varvarica i bën apel shtetit të mbyllë banesën e tij për të ruajtur veprat e artit që la pas Maks Velo.
”Më vjen shumë keq pasi jemi dhe komshinj, as 200 metro larg. E kam njohur pas viteve 90, jo se nuk e njihja para 90 por ai kishte jetë shumë të vështirë. Ishte një shtëpi e bukur por nuk hynte askush se ishte familja e ersekutura. Ai ishte një artist që kishte kaluar shumë vite në burg, që i ishte ndërpreë marrëdhënia me artin, sistemin, miqtë.
Nga 1990 deri në 2015 plot vite që Maksi jo që nuk punoi por iku me disa pishmane. Sistemi i artit figurative dhe viziv jo gjithmonë e mirëpriste pasi ishte shumë kritik por dhe shumë artist.
Ai ishte shumë impulsiv dhe aktiv, po ashtu artist. Nuk rreshte së punuari çdo ditë prandaj janë gjithë ato botime dhe një seri punimesh. Shteti duhet të vendosë kthetrat e mira, kur një artist i mirë duhet t’ja marrë nën mbrojtje veprat, nëpërmjet Galerisë së Arteve. T’ja bllokojnë shtëpinë. Që vepra e tij të rruhet.
Ai preku gjithçka kishte të bëntë me artet pamore. Në ekspozitën e 2015 Maksi arriti të thoshte që qëllimi që i vura vetes e realizova. Ekspozitën në 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve, dhe dua të falenderoj Artan Shabanin që e aprovoi këtë ekzpozitë. Pasqyroi gjithë krijimtarinë e Maks Velos.
Natyrisht që ka qenë arti dhe mendësia e asaj kohe që u futën në burg. Maks Velo dhe një grup artistësh të tjerë.
Nuk pranonte mendësi të ekzekutimit të realizmit socialist, të pikturës, skulpturës dhe grafikës. E gjykuan për këto, dhe për mënyrën e të jetuarit. Maks Velo nuk është vetëm figurë horizontale, me ulje dhe ngritje. Artisti nuk lë vetëm gjurmë figurative, por shumë më të thella. Maks Velon duhet ta shohim për jetën e tij. Pse duhet të jetë gjurmë në artin shqiptar. Ai është artist modern. Ne jemi të vonuar në artin modern por 40 vite të realizmit socialist janë peshë e rëndë, dhe pikërisht Maks Velo do të jetë nga nga baballarët e modernizmit shqiptar. Edhe arti ta pranojë si të tillë.”- tha Varvarica.