Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

E mërkurë, 18 Mars 2020 20:38

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrjeje në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga infeksionet me virusin Corona: "Dua të njoftoj opinionin se sapo e nënshkrova vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë shtetit. Sot pas dite qeveria dërgoi kërkesë në Kuvend i cili konform Kushtetutës është i pari kompetent për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por kryetari Kuvendit e ridërgoi menjëherë këtë akt tek unë me argumentimin, se nuk mund të thërrasë Kuvendin që të diskutojë për këtë çështje. Vendimi im bazohet në nenin 125 të Kushtetutës. Konkretisht vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e morra për të mbrojtur në përballjen me pasojat nga përhapja e virusit COVID 19. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Pres që qeveria para mbarimit të këtij afati të japë raport të detajuar për efektet e deriatëhershme të masave dhe propozim të saqruar për nevojën për vazhdim të mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë shtesë”u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Qeveria i kërkoi kuvendit që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në nivel shteti meqënëse kryeministri Oliver Spasovski konsideron, se situata me virusin Corona është e jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra deri tani, edhe pse kanë dhënë rezultate, nuk janë të mjaftueshme për t'u përballur me epideminë.

" Kjo është situatë e jashtëzakonshme prandaj duhet edhe gjendje e jashtëzakoshme. Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë dilemë, prandaj në seancë morrëm vendim që të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakosnhme në gjithë teritorrin e shtetit tonë. Tani dhe menjëherë. Masat që janë marrë deri tani dhanë rezultatet e pritura, por ato masa tani duhet të plotësohen, të ashpërsohen dhe të radikalizohen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që të pengojmë sa të jetë e mundur kulmimin e virusit Corona, në kohë të shkurtër”, ka thënë kryeministri Oliver Spasovski.

Ritet numri i të infektuarve

Ka mbërritur në 35 numri i personave të infektuar nga Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se katër personat e fundit të diagnostikuar kanë qenë familje dhe miq me personat e djeshëm të diagnostifikuar nga Shkupi. Për momentin në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analiza laboratorike edhe për 30 persona të tjerë ,pjesa më e madhe nga Dibra, dy nga Shkupi e një nga Kumanova. Ata janë pjesë e verifikimit parandalues e aktualisht nuk kanë simptoma.

"Të gjithë të diagnostifikuarit e rinj janë me simptoma të lehta klinike dhe gjendja e të gjithë pacientëve është e qendrueshme në klinikën për sëmundje infektive, pacientët në Dibër gjithashtu. E qendrueshme gjithashtu është gjendja edhe e pacientes, që është në reanimacion me respirim artificial dhe nuk ka shenja për përkeqësim e gjendjes së saj. Për momentin bënen analiza edhe për 30 persona njëri nga Kumanova dhe të tjerët 17 janë nga Dibra me rrethinë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Për momentin vendi posedon teste të mjaftushme për diagnostifkim, ka paralajmërime për donacion dhe sigurime shtesë të të këtyre mjeteve.

Login to post comments