Nga Skënder MULLIQI
Shume mirë, po i vjen fundi koha që politikës së mbrapsht, të infektimit në staza të gjata, i rrezikshem si Koronavirusi .Po mos të ishte kjo gjendje emergjente, që na kthyen në gjendje të jashtëzakonshme politikanet pa fije turpi, do ti kishim punët më mirë në Kosovë . Sigurisht edhe pyetni si ndodhën këto gjera më kaq shpejtësi? Infektimi psikologjik njeriun mund të dërgon në spitalin psikiatrikë, ndoshta shpëton pa vdekur.Apo pyetja tjetër, si u bë që kjo klasë politike na doli me kaq shumë të këqija ?Njeriu i ynë sikur është mësuar më barra të rënda që nuk i ban as kali! Se mos të flasim për luftën dhe viktimat e mëdha që na I solli pushtuesi i eger serbë ?! I harruan gjithë ata njerëz që ranë për lirinë tonë ?! Dhe, ne daqi mos më mbani për fjale.Por kur gjithëqka një ditë kur të pushon dhe të mendohet esëll, për dikënd që i ka bërë dëme të mëdha shtetit dhe kombit do të jetë shumë vonë pendesa.Do të jetë vonë për viktimat që ranë nga epidemia , e këta mbajtën tubim për rrëzimin e qeverisë ?! Ndoshta edhe dikujtë ka mundësi ti kthjellët truni pas karantinës , por që dëmin që ia shkaktuan popullit nuk ju hiqet për jetë e mot.Kush veq pak ka ndjenja njerëzore , do të ishte mirë që të kthjellët, të dalë nga ërrësira ku është katandisur . Së si do të veprojnë na mbetet të shohim. Hajde të gjithë të shikojmë së çka po punohet dhe si po veprohet, në këtë gjendje lufte në dy frontesh , me koranavirusin në njërën anë dhe më frontin e luftës politike për pushtet në anën tjetër. Sigurisht së e para është duke funksionuar mirë, por që shumë e prishën këta të dytët më prurjën e vendimit më të quditshem dhe më të habitshëm për mocion , kur e gjithë bota po lufton më pandeminë. Na errësuan tokën dhe qiellin, na bën përrallën e Zotit para botës demokartike , që as adoleshentët nuk e kishin bërë një gjë të tillë . Kushdo që të ishte në pushtet në këtë rast, po të kishte pak moral, dashuri ,njerëzillëk ishte dashur të përkrahët. Është apsurditet më i ndejtë gaditur Grenelit pse ashtu ju ka tekur?!Ai nuk është Amerika?! Është koha e mobilizimit të përgjithshem . Kjo puna e Serbisë tek e fundit nuk është asgjë more burra.Ne kemi shtetin tonë ata kan shtetin e tyre.Kjo logjikë duhet të mbretëron. Jo more jo, kësaj I thonë diletantizëm në politikë. Po, nuk është punë e ngutshme bisedimet më Serbinë. Ne e kemi primare për të dalë faqebardhë nga situata e krijuar nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore si e gjithë bota. Të gjitha këto të liga një ditë do tu përplasën fortë për fytyrë atyre që i përgatitën . Sado që dikush edhe të punon mirë për shtet të vet, nuk i falën dot gabimet e mëdha, sikur nuk ju kan falur shumë burrshtetaseve të mëdhenjë të botës edhe pse I kan fituar luftërat. Dihet së problemet e shtetit janë të lidhura më liderë shtetëror.Kur këta nuk janë të dijshem , apo bijne ndesh me ligjin , duhet kërkuar përgjegjësi morale e ligjore, para së të shkojnë në shtëpi. Mjaftë kemi luftuar për të drejtat tona deri sa e fituam lirinë. Kjo tash që po na ndodhë , të luftojmë për të drejtat tona në shtetin tonë , kjo i kalon suazat e normalës ! Kjo për shqiptarët është dënimi më i madh…?!