When China sent an aircraft with help to Serbia President Vucic made a great show of it. But when far more substantial aid arrives there is no fanfare and no President in sight. https://twitter.com/FabriziSem/status/1243295147145691136 …
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka vënë në pah një detaj interesant.
Përmes një postimi në Twitter, Bild ka komentuar pamjet e arritjes së ndihmave nga Kina dhe Bashkimi Evropian në Serbi, në luftën kundër coronavirusit.
Në këtë drejtim, siç ka theksuar Bildt, përcjell Telegrafi, është vërejtur një dallim ndërmjet “spektaklit që i është kushtuar” arritjes së ndihmave nga Kina, për dallim të atyre nga Bashkimi Evropian.
“Kur Kina dërgoi një aeroplan me ndihma në Serbi, presidenti (Aleksandar) Vuçiq bëri një ‘spektakël’ të madh. Por kur arriti një ndihmë shumë më substanciale (nga BE), asnjë ‘spektakël’ nuk kishte dhe as presidenti nuk ishte prezent”, ka shkruar Bildt.
The first #EUzaSrbiju cargo plane carrying Serbia’s procurement of emergency medical supplies just landed in Belgrade. Transport paid by , organized by @UNDPSerbia. Showing #solidarity, part of the 93mil euro package response for Serbia . Solidarity in action #EUzaTebe
Bild u ishte referuar disa fotografive ditë më parë dhe atyre të ditës së enjte, në të cilat ambasadori i Bashkimit Evropian, Sem Fabrizi, ka thënë se aeroplani i parë i ngarkesave të BE-së për Serbinë që transportonte furnizimet e urgjencës mjekësore, sapo zbarkoi në Beograd.
Siç kishte bërë të ditur Fabrizi, transporti ishte paguar nga Bashkimi Evropian dhe ishte organizuar nga UNDP në Serbi.
“Duke treguar solidaritetin, pjesë e përgjigjes së paketës 93 milionë euro për Serbinë”, kishte shkruar Fabrizi. /Telegrafi/