Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?!

E mërkurë, 22 Prill 2020 16:10

 Nga Skënder MULLIQI

Kur të kalon pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi? Dhe ku.Çka do të ndodhë në mëngjeset në vazhdim?Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim.Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht do të flasim për veten, e jo për virusin.Ata të cilët e kan përjetuar këtë të ligë, sigurisht së do të flasin së çfare fati kan pasur që kan shpëtuar .Shumë kujtime do të na sillën në kokë nga koha e karantinës.

Nuk do t'i harrojmë ata për të cilët kemi ndëgjuar së kan ikur nga kjo botë nga virusi.Për shumë kënd jeta do të jetë më ndryshe, do të kemi një gjendje shpirtërore më ndryshe, kjo lëngatë sigurisht do të lënë gjurmë të pashlyera në trurin tonë… Të gjitha këto përjetime nuk do të jenë barrë e lehtë.

Njeriun e këtij nënqielli e përcollën gjatë këtyre viteve edhe shumë përjetime nga lufta. E këto perjetime të jetës jo të mirë në kushte të lirisë nuk po ndalën . Nuk ka gjë më vështirë kur sheh para vetit së të fortit e politikës grabisin çdo gjë para syve tanë .

Kjo po zgjatë që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Dikush ka grabitë një televizor, e dikush të gjithë televizorët.Dikush një lopë, e tjerët gjitha fermat.Dikush një laps e dikush fabrikën …

Ku ka mundësi të bëhët shteti pa mund e ndjersë! Nuk ka lumturi, edhe pse e fituam shtetin tonë?!

Rastin për të bërë shtet e kemi pritë më decenie, por që nuk po dijmë ta shfrytëzojmë .Fjala shtet do të thotë shumë. Është nocion pa dyshim i gjërë .

Shteti nuk bëhët pa besuar në asgjë , e as në Zot. Shtet kur çdo komunë e ka Zotin e vet. Shtet kur gjithëqka nga e kaluara jonë nuk vlenë.

Shtet kur nuk sundon si duhet rendi dhe ligji.

Shtet ku dënohen dhe rrahën gazetarët.

Shtet ku lulëzon krimi dhe korrupcioni.

Shtet ku lirohen kriminelët. Shtet ku ministra dhe deputete bëhën analfabetet potencial.

Shtet me milionerë më para të popullit.

Shtet ku korporatat po i zëvëdësojnë partitë . Shtet ku njeriun e ndërshem e trajton si mut.

Shtet ku ikin rinia kah ju shohin sytë.

Shtet ku shkrimtarët dhe intelektualet rrëshqasin nga të dhierat e politikanëve.

Shtet ku nuk ka industri.

Shtet ku nuk ka turizem dhe bujqësi.

Shtet ku ka vdekur kultura dhe arti.

Shtet ku pak kush lexon.

Shtet ku mund të punësohesh veq nese bëhësh servil dhe më para.

Shtet ku univerzitetet funksionojnë si supermarketet.

Shtet ku diplomat shitën më kilogram.

Shtet me shumë medie të kontrolluara nga politika.

Shtet ku sportistët mvaren nga menagjerët. Sportistët dhe këngëtarët që po na mbajnë gjallë krenarinë.

Shtet ku për një cikerrimë shkon në burg.

Shtet ku vjedhen milonat e shkon në Dubaj.

Shtet që nga themeli duhet ndërtuar. Ne një shtet të tillë po zgjohemi në çdo mëngjes. Kemi pasur mundësi që të kemi shtet shumë më ndryshe, më të mirë…

Na duhet shtet, ku mëngjeset tona, janë të bukura, dhe shumë më të lumtura, për të gjithë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...