Rama erdhi për Specialen në Kosovë/ Heroi i luftës nuk e pret

Hënë, 29 June 2020 18:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ardhur në Kosovë për një vizitë dy ditëshe për takime me krerët e institucioneve dhe atyre të subjekteve politike parlamentare. 

Arsyeja e kësaj vizite sipas tij është për të mësuar më shumë pas aktakuzës në Prokuroria Speciale, ndaj presidentit të Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

 
 
 

Ai gjatë qëndrimit në vendin tonë pritet t'i takoi përfaqësuesit e institucioneve dhe ata të subjekteve politike kryesore.

 
 
 

Derisa  "Syri.net", ka mësuar se kryeministri Edi Rama nuk do të ketë takime me kryetarin apo udhëheqësit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas përplasjeve të njëpasnjëshme ndërmjet tyre për idenë e korrigjimit të kufijve.

 
 

Nga AAK-ja kanë konfirmuar për "Syri.net", se nuk do të kenë takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, as ditën e hënë e as të martën edhe përkundër ftesës për takim.

Nga AAK-ja thonë se nuk ka arsye për takim kur dihet se Rama ka fyer e paditur kryetarin e AAK-së derisa ai ishte kryeministër. 

Përplasjet ndërmjet ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradiaj dhe Edi Ramës, kanë ardhur pasi ky i fundit ishte implikuar thellë siç e ka theksuar Haradinaj në projektin për ndarjen  apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës. 

Kryeministri i Shqipërisë edhe në 11 vjetorin e pavarësisë kishte shfaqur interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë, por Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me 15 janar të këtij viti e ka paditur ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj derisa ai ishte në detyrë për kompensim dëmi në Departamentin për Çështje Civile të Gjykatës Themelore të Prishtinës për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar. 

Pra ideja e korrigjimit të kufijve, ishte ashpërsuar muajve të fundit sa Haradinaj ishte kryeministër.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshironte ta shihte me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Derisa Rama disa herë ka fyer dhe sulmuar Ramush Haradinajn.

Derisa ish kyeministri Ramush Haradinaj, ka thënë një intervistë për "Syri.net"  se nuk e kupton pse Edi Rama bëhet nervoz dhe fyen.

Tani është vështirë me hy në thelb të asaj se përse kryeministri Edi Rama është nervoz ose përdor një fjalor edhe fyes ndoshta, po është me rëndësi me shpjegu.

Derisa kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë dy ditore në Kosovë.Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe të martën takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, takohet me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pastaj me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Vazhdon takimin me kryeministrin, Avdullah Hoti, pastaj me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me atë të LVV-së Albin Kurtin dhe me presidentin Hashim Thaçin. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...