Pse Thaçi po merr peng dhe po njollos presidencën dhe UÇK-në

Hënë, 13 July 2020 19:57

Kur u bë i ditur lajmi se prokuroria pranë Gjykatës Speciale ka dorëzuar një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shumë të panjohura shtroheshin përpara opinionit publik.

Përse po publikohej lajmi në atë momente, çfarë përmbante kjo aktakuzë, a ishin krime të bëra gjatë luftës apo pas saj, si mund të interpretohej aktakuza, etj.

 
 

Por njëkohësisht me këto pikëpyetje, nga aktorë të rëndësishëm brenda dhe jashtë Kosovës, por edhe mediat e huaja dhe shqiptare, u theksua vazhdimisht që nga ajo ditë se kjo akuzë nuk ka lidhje me UÇK-në, por me individët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

 
 
 

E megjithatë, pavarësisht kësaj, Thaçi vazhdoi që nga ajo ditë që të identifikonte vazhdimisht akuzën me institucionet. Një pelegrinazh nëpër varret e heronjve të UÇK-së përpara se të nisej në Hagë ishte ilustrim i qartë se Thaçi po mundohej të bënte bashkë akuzën ndaj tij me UÇK-në.

 
 

Jo vetëm kaq, por ndryshe nga Ramush Haradinaj që shkoi në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër i vendit, ai u paraqit sot atje si president i Kosovës.

Thaçi deklaroi se do të lërë postin vetëm nëse do të pranohet aktakuza ndaj tij. Pas gjashtë orësh pyetje, ai u shfaq i zymtë sot përpara medieve. Nuk dihet nëse do të pranohet aktakuza apo jo, por fakt është se Thaçi u mundua vazhdimisht të mbajë peng dhe të njollosë dy institucione gjatë kësaj kohe: UÇK-në dhe presidencën.

Gazetarë të huaj kanë raportuar këto ditë se Thaçi e ka mbajtur peng Kosovën, në përpjekje për të zgjidhur fatin e tij sa u përket akuzave. I shantazhueshëm nga dosja, ai hapi një seri problemesh për vendin, që kulmuan me tezën e ndarjes së Kosovës.

Ky kapitull që trazoi jo pak Kosovën, por edhe Shqipërinë gjatë kësaj kohe, duket se po shkon drejt fundit.

Sido që të jetë fundi, mënyra se si e menaxhoi Thaçi situatën pas aktakuzës, duke marrë peng UÇK-në dhe presidencën, tregon se interesi kryesor i tij ka qenë fati personal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...