Përfundoi takimi Kosovë – Serbi në Bruksel/ Hoti: Kemi bërë progres

E Enjte, 16 July 2020 20:28

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të sotëm në Bruksel, që ishte takimi i parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Pas takimit, kryeministri Hoti ka thënë se e vetmja zgjidhje është njohja reciproke në mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, Kosova ka mbështetjen e përfaqësuesve të BE-së për zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve.

 
 

“Kemi bërë progres, detajet do t’i merreni në ditët e ardhshme. Kemi diskutuar edhe për takimin e radhës për të cilin do të mësohet në javët e ardhshme”, tha Hoti duke shtuar se mund të ketë biseda edhe të natyrës teknike.

 
 
 

Ai shtoi se gjithçka rreth dialogut do të jetë transparente.

 
 

Takimi i sotëm pasoi një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha para takimit se është “i kënaqur të shoh% se Bashkimi Evropian është rikthyer në timonin e procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne në Bruksel për takimin e parë ballë për ballë”, tha ai duke theksuar se duke u takuar për të dytën herë në një javë, “të dy udhëheqësit dëshmuan përkushtimin e vendosur për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja ndërmjet tyre dhe unë e mirëpres këtë”.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve “që t’u qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit dhe duke pasur në mendje të ardhmen evropiane të qytetarëve të tyre në Kosovë dhe Serbi”.

I dërguari i posaçëm e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me takimin e së dielës procesi u kthye në binarë pas 20 muajsh.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë pritet të jetë ndër temat e para të diskutimeve të sotme të cilat u mirëpirtën edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili takoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë para fillimit të takimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...