Përfundon takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale

E Enjte, 03 September 2020 23:03

Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar para gazetarëve pas takimit të sotëm në Uashington.

hoti

Ai, shkurt para gazetarëve ka thënë se në Uashington nuk ka shkuar për marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranonte.

“Është vërtet një ngjarje historike takimi me palën serbe në prani të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’brian dhe ambasadorit Grenell”.

“Ne kishim një takim me Presidentin serb dhe këshilltarin O’Brian. Nesër presim të finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që kemi pasur sot para dhe pas dite. Më shumë detaje do të merrni”.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Hoti ka thënë se sot ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”.

Hoti ka thënë se nuk do të shtrohet në tavolinë karakteri unitar i territorit të Kosovës./Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...