Ad imageAd image

Avdullah Hoti për ‘VOA’: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike. Për njohjen reciproke bisedimet do vazhdojnë në…

1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik.
hoti

Sipas Hotit, kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke.

Më tej kryeministri thekson se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBA për marrëveshje politike.

- reklamë -
Ad imageAd image

”Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare.”– tha Hoti per VOA.

Ndani këtë artikull