Ad imageAd image

Bizneset në Shqipëri, të zhytura në borxhe

1 min lexim

Borxhi që bizneset kanë ndaj tatimeve vlerësohet në rreth 1 miliardë dollarë.

Shifra është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare pasi janë në procese gjyqësore.

Deri në prill të vitit 2018, borxhi ka arritur në 104 miliardë lekë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Borxhi tatimor arriti kulmin në fillim të vitit të kaluar kur kërceu në shifrën 1.4 miliardë dollarë.

Sipas një raporti zyrtar të vitit të kaluar, rreth 35%  e borxhit tatimor i përket vetëm një grushti kompanish, kryesisht në fushën e naftës, por edhe kumarit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull