Aida Doci, këngëtarja e re e tregut muzikor shqiptar ka qenë e ftuar në emisionin “Elite show” ku ka folur përvec jetës profesionale, edhe për atë personale.
Ajo është përfolur se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. E pyetur nga moderatorja Elita Rudi, Aida ceku sërish këtë temë, ku u shpreh se një gjë të tillë e ka parim nga familja dhe është rritur me frymën se nuk duhet të bësh seks para martesës.
“Nuk është e thënë të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mund të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër. Unë në familjen time jam rritur me frymën që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jamë rritur me atë frymë”, u shpreh këngëtarja.
Aida Doci është kthyer në një këngëtare mjaft të dashur për publikun dhe vitet e fundit ka patur shumë sukses në tregun muzikor vendas.