Denoncimi/ Si u manipuluan nga Rama, tenderat e koncesioneve

Tuesday, 04 June 2019 19:22

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë publike manipulime të reja të qeverisë së Edi Ramës në lidhje me koncesionet e reja që parashikon të japë për miqtë e tij.

Me një status në Facebook, Tomorri shkruan se Rama i ka bërë kriteret të veçanta, rast pas rasti, duke shkelur çdo ligj të vendit.

Sipas tij, këto koncesione nuk kanë nevojë për hetim, me qëllim zbulimin e shkeljeve të rënda, pasi shkeljet e bëra janë të hapura.

Denoncimi i plotë i gazetarit Klodian Tomorri:

Kjo puna e koncesioneve s’ka nevoje per hetim fare.

Shikoni vetem kriteret e tenderave si i kane bere.

Tek Orikum-Dukat e kane bere:

Xhiro kumulative e shoqerise ne 3 vitet e fundit duhet te jete sa 50 per qind e kostos se ndertimit te rruges.

(Kostoja e rruges 7 mld- Xhiro e koncesionarit 4 mld)

Tek Milot Balldrene e kane bere ndryshe: Xhiro kumulative e shoqerise ne 5 vitet e fundit duhet te jete sa 30 per qind e kostos se ndertimit te rruges.

(kosto e rruges 20 mld leke- xhiro e koncesionarit 6.8 miliarde). Fiks ne koke.

Besoj, arsyeja se pse e kane bere 30 per qind per 5 vite dhe jo 50 per qind ne 3 vite eshte e qarte. Po ta benin si e para nuk plotesoheshin dot kriteret nga fituesi. Kostum me porosi.

Te Teatri e kane bere: Xhiro kumulative e shoqerise ne 3 vitet e fundit duhet te jete sa 40 per qind e vleres se investimit. Pervec kesaj, kane vene dhe kusht qe fituesi duhet te kete arritur marreveshjes me pronaret e 40 per qind te tokave private perreth. Tokt i ka vetem njeri aty, tenderi behet kot. Kostum me porosi.

Ne tre prokurime, me te njejten formule, me te njejtin instrument, me gjithcka identike jane vene tre kritere te ndryshme. Te njeri 50 per qind per 3 vjet, te tjetri 30 per qind per 5 vjet, tek i treti 40 per qind per 3 vjet.

Shyqyr Zotit qe s’kemi ndonje cerek prokurori me seder se ne do na kishte gjetur gjema. Vetem me nje pyetje; Pse jane bere ndryshe keto kriteret do na keputej gjysma e shtetit. Tani do ishim ne anarki.

Na ka pare Zoti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...