Dhoma e Tregtisë sërish në zgjedhje

Premte, 19 July 2019 22:04

Ndërhyrjes se politikës nuk ka mundur t`i shpëtojë as Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Gati një muaj pas zgjedhjes se Elisabeta Katiaj është vendosur rizhvillimi i zgjedhjeve për kryetar.

Vendimi është marrë të premten gjatë një mbledhje pa praninë e palëve të interesuara.

Rezulton se procesi do të kryhet nga po ai komision të cilin auditi i Ministrisë së Financave e ka akuzuar për parregullsi në zgjedhje.

Po ashtu komisioni do të drejtohet nga i njëjti kryetar.

Elisabeta Katiaj: "Ka qenë një proces i mbikëqyrur edhe paraprakisht edhe gjatë votimit nga Ministria. Dhe kërkesat e Ministrisë shkojnë përtej edhe kërkesave dhe ankesës së kandidatit të tjetër që janë rrëzuar nga Ministria."

Një tjetër fakt që e bën absurd vendimin për zgjedhje të reja është se çështja tashmë është në proces gjyqësor.

Katiaj ka kërkuar njohjen e rezultatit të datës 13 qershor ku ajo mori 44 vota pro, 8 më shumë se kandidati tjetër në garë.

Por duket se komisioni nuk e njeh gjykatën duke vendosur në mënyrë të njëanshme ende pa përfunduar çështja.

Elisabeta Katiaj: "Sot seanca gjyqësore u shty me qëllimin që gjyqtari duhet të dëgjojë edhe palën e tretë në këtë gjykim që është vetë bashkimi Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Ndërkohë që pjesëmarrje kishte edhe nga avokatura e shtetit, edhe nga ministria."

Për sa i përket rikandidimit, Katiaj shprehet se nuk do bëhet pjesë e një farse.

Elisabeta Katiaj: "Nuk jam pjesë e një procesi zgjedhor arbitrar dhe me urdhra e direktiva të dhëna, diktuese nga institucionet dhe organet mbikëqyrëse që vijojnë me presione të ndryshme ndaj diktimit edhe të votës, edhe të gjithë procesit zgjedhor."

Ne votimet e datës 13 qershor kandidatja Ines Muçostepa nuk paraqiti ankime apo vërejtje gjatë procesit.

Vetëm në një rast ajo kërkoi të mos lejohet votimi me prokurë ç`ka u pranua.

Por pasi rezultoi humbëse Muçostepa ankimoi procesin duke sjelle dhe ndërhyrjen e Ministrisë së Financave.

Një tjetër fakt që e bën absurd vendimin për zgjedhjet e reja është kërkesë padia e dorëzuar prej Elisabeta Katias, kryetares së zgjedhur më 12 korrik.

Katija kërkon njohjen e rezultatit si dhe moszhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Por komisioni ka vendosur datën e re të zgjedhjeve më 29 korrik, pa u shqyrtuar fillimisht padia e Elisabeta Katias.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...