×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Konkurrenca ‘e paligjshme’/ Shteti nisin kontrollet për serviset dhe varrezat e makinave

Tuesday, 17 Prill 2018 11:13

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur kontrollet për serviset, varrezat e makinave dhe ato të transportit rrugor, për të eleminuar konkurrencën e pandershme.

Sipas një njoftimi të DPSHTRR, subjektet duhet të marrin masa për pajisjen me licenca pasi do të ketë masa administrative.

Kështu, subjektet për veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe motorit, për riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë, riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave, gjobat shkojnë deri në 500 mijë lekë.

Për subjektet që blejnë dhe shesin mjete me motor dhe rimorkio, shkojnë nga 400 në 700 mijë lekë.

Për varrezat e makinave gjobat shkojnë nga 100 në 300 mijë lekë. Ndërsa subjektet që kanë si fushë veprimtarie transportin rrugor gjobat variojnë nga 200 në 400 mijë lekë.

“Këto shkelje shoqërohen edhe me konfiskimin e pajisjeve që kanë shërbyer për të kryer veprimtarinë e jashtëligjshme. Kontrolli do të ushtrohet edhe mbi subjektet e licencuara. Për subjektet e licencuara për të cilat do të konstatohen shkelje të neneve të mësipërme, në zbatim të nenit 43 të ligjit mbi autoriparimet do të merren masa deri në pezullimin e veprimtarisë”,- thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Gjithashtu njoftohen të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në transportin rrugor në përputhje me parashikimet e bëra në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin Nr.8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore”, akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tyre, të marrin masa për pajisjen me autorizimet, lejet, licencat, certifikatat apo dëshmitë përkatëse që parashikon ligji pasi në mungesë të tyre do të ndëshkohen me masa administrative sipas parashikimeve ligjore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...